KreuStil Jetese

“Kam qenë i lidhur me Keisin”, Lorenci e pranon për herë të parë!

“Kam qenë i lidhur me Keisin”, Lorenci e pranon për

Që prej hyrjes së këngëtarit, Lorenc Hasrama në “BBV” në rrjet qarkulloi lajmi se ai ishte ish-i i Keisit. Teksa ndjekësit prej kohësh e kanë parashikuar një trekëndësh, kjo gjë u diskutua edhe në Prime. 

Lorenci pranoi se kanë pasur një lidhje bashkë. Ai tha se kanë qenë të lidhur dhe janë ndarë me mirëkuptim, ndërsa për arsyet u shpreh se nuk do t’i zbulojë. Në fund theksoi se ai i ka mbyllur gjërat 100% me të.

“Unë me Kejsin kemi vetëm një raport shoqëror. Nga ana ime është mbyllur 100%. Nëse do të kishte diçka mes nesh, Keisi nuk do të kishte një marrëdhënie me Kristin”, tha Lorenci.

Keisi preferoi të mos flasë duke i qëndruar të njëjtave gjëra që tha Lorenci, ndërsa shtoi se ishte habitur nga ky i fundit.

“Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur,” u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi se Lorenci nuk ka qenë arsyeja pse ajo i dha fund lidhjes me Kristin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF