KreuStil Jetese

Qëllohet me armë godina e Top Channel në mesnatë! Humb jetën roja e sigurisë!

Qëllohet me armë godina e Top Channel në mesnatë! Humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së Top Channel, dhe për pasojë ka mbetur i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Në autostradën e Kavajës, te vendi i quajtur “Përroi i Agait”, është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura. Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak nga Policia

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Ndrrohet

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF