KreuStil Jetese

Brad Pitt shet rezidencën, ku dikur jetonte me Angelina Jolie, për 39 milionë dollarë!

Brad Pitt shet rezidencën, ku dikur jetonte me Angelina Jolie, për 39

Brad Pitt është në mes të divorcit me Angelina Jolie dhe thuhet se po takohet me Ines de Ramon. Ndërsa Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë procesin e tyre të divorcit, aktori tani ka shitur një pronë në një lagje ekskluzive të Beverly Hills në Los Feliz, duke bërë fituar mbi 37 milionë dollarë, pasi kishte blerë pronën mbi 30 vjet më parë për më pak se 2 milionë dollarë.

Pitt e shiti pronën e madhe për 39 milionë dollarë, sipas RadarOnline.com, pasi e kishte blerë atë nga aktorja Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë. Pitt dhe Jolie ndanë këtë rezidencë deri në ndarjen e tyre.

Shtëpia kryesore është 6700 metra katrorë. Ka gjithashtu një park të madh, një kinema, një garazh për motoçikleta, një shtëpi prej guri, pishinë. Prona është e rrethuar me peizazh të harlisur, duke e bërë atë tërësisht private.

Brad Pitt e nxori pronën për shitje disa muaj më parë, me një çmim prej 45 milionë dollarësh, ndërkohë që përfundimisht u shit pak më pak nga çmimi fillestar.

Aktori thuhet se është në lidhje me Ines de Ramon dhe së shpejti pritet të zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF