KreuStil Jetese

Vrasja e rojes së Top Channel, Luizi shpërthen në lotë: “E njihja nga afër, po fitova do të…”!

Vrasja e rojes së Top Channel, Luizi shpërthen në lotë:

Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e sotëm me ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e para të së hnës në oborrin e Top Channel, ku qëllua me armë mbi ndërtesënm e për pasojë mbeti i vrarë roja Pal Kola.Vëllai i Madh” zgjodhi tu tregojë gjithcka banorëve, të cilët të tronditur i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së viktimës.

Luizi shpërtheu në lot dhe rrëfeu se e njihte të ndjerin. Këngëtari tha se nëse do të fitojë këtë edicion, një pjesë të cmimit do t`ia cojë familjarëve të Kolës që mendohet se u godit nga një plumb rikoshet, i cili ka goditur kangjellat e ka devijuar duke rënë në kabinën e rojes ku ndodhej 60 vjecari. Moderatorja Arbana Osmani,  duke marrë parasysh gjendjen emocionale të banorëve ua ka lënë atyre në dorë nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.

 “Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni”, tha ajo.

Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë. Më herët, produksioni i BBVA pati vendosur shtyrjen e reality-shoët me një muaj, duke e caktuar finalen në 6 maj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF