KreuStil Jetese

Sulmi ndaj Top Channel, Cllevio: Dyshojnë tek unë për vrasjen e rojës!

Sulmi ndaj Top Channel, Cllevio: Dyshojnë tek unë për vrasjen e

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio Serbiano” pretendon se  se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas këngëtarit, policia dyshon se ai ka gisht në sulmin e armatosur ndaj Top Channel dhe vrasjen e rojes së sigurisë, Pal Kola.

“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojnë unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na vini kontroll në 4 të mëngjesit, vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetëson familjen.”

Gjatë një bisede me njërin prej shokëve të tij, reperi ka bërë me dije se efektivë të RENEA-s i kanë shkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për ta kërkuar si të dyshuar për ngjarjen. Por ky i fundit prej ditësh ndodhet në Itali dhe në banesë janë gjendur vetëm familjarët e tij të cilët janë shqetësuar nga kontrollet e befasishme.

Ndërkohë për ngjarjen policia ka shoqëruar disa 2 persona nga Shkodra pasi dyshohet se autorët të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës ku po kryhen kontrolle. Televizioni Top Channel raportoi se roja i sigurisë, Pal Kola, humbi jetën, pasi u qëllua me armë zjarri rreth orës një pas mesnate. Sipas drejtuesve të televizioni një automjet i djegur me targa të vjedhura, që dyshohet se u përket autorëve u gjet në autostradën e Kavajës, afro 30 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Krahas pikave të kontrollit policor në rrugë u ngrit menjëherë edhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, por deri tani mbeten të paqarta rrethanat, autorët dhe motivet e mundshme të sulmit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF