KreuStil Jetese

VIDEO/ Momenti shokues kur 28-vjeçarja hyn në shkollë dhe vret 6 veta!

VIDEO/ Momenti shokues kur 28-vjeçarja hyn në shkollë dhe vret

Policia e Nashville ka publikuar videon ku tregohet momenti kur sulmuesja ka hyrë brenda një shkolle 9-vjeçare në Tennessee dhe qëllon me armë duke vrarë 6 persona, 3 nga të cilët fëmijë. Sulmuesja Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje gjatë përplasjes me policinë në shkollën private kristiane.

28-vjeçarja, transgjinore, u përshkrua nga autoritetet si ‘person i vetmuar’. Ajo ishte armatosur me 2 kallashnikov dhe 1 pistoletë. Hale, dikur ish-nxënëse, kishte harta të detajuara të shkollës dhe hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve para se të kryente vrasjet. 

Në pamjet e publikuara duket momenti kur transgjinorja 28-vjeçare me kallashnikov në dorë qëllon xhamat teksa hyn brenda.

6 viktimat janë Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs, dhe William Kinney, të gjithë 9 vjeç si dhe Cynthia Peak e Mike Hill, të dy 61 vjeç dhe mësuesja e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeçe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF