KreuStil Jetese

Katy Perry ka 5 javë esëll, pasi ka bërë një pakt me partnerin!

Katy Perry ka 5 javë esëll, pasi ka bërë një pakt me

Katy Perry ka zbuluar se ka 5 javë që nuk konsumon alkool dhe kjo vjen pasi bëri një pakt që bëri me të fejuarin e saj Orlando Bloom. Këngëtarja e “American Idol” tha se ajo dhe aktori i “Pirates of the Caribbean” vendosën që nuk do të pinin për tre muaj.

“Unë kam qenë esëll prej pesë javësh”, tha ajo për “People”. “Kam bërë një marrëveshje me partnerin tim Orlando Bloom”, tha ajo, teksa me humor bëri sikur po fshinte lotët. Kur u pyet nëse do të dorëzohej dhe do të pinte një pije, Katy tha menjëherë jo. “Jo! Unë nuk mund ta prish. Unë bëra një premtim. Tre muaj”, u përgjigj ajo, duke iu referuar “paktit” të saj me Bloom.

Këngëtarja e “Teenage Dream” dhe aktori i “Carnival Row Bloom” kanë një vajzë dyvjeçare, Daisy Dove. Ata janë në një lidhje që nga viti 2016, por më shumë se një vit më vonë, në mars 2017, ata njoftuan se i dhanë fund romancës, për t’u ribashkuar pak kohë më pas.

Dyshja u shfaq bashkë në tapetin e kuq në shtator të vitit 2018 dhe u fejuan në ditën e Shën Valentinit në vitin 2019. Në mars të vitit 2020, këngëtarja zbuloi se ishte shtatzënë e në muajin gusht të 2020-s, Perry solli në jetë vajzën, Daisy Dove.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF