
Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave për një lidhje që u tha se kishte me Roni (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard Koka.
Por të dy e mohuan këtë lidhje. Në fillim Roni nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, e pastaj edhe permes kercenimeve se do ta ndiqte ligjerisht ceshtjen. Më pas gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë, Kiara ka shpjeguar sa ata kanë dalë thjesht në një takim së bashku dhe gjithçka ka përfunduar aty.
Sipas albeu.com megjithate, faktet në rrjetet sociale të secilit provojnë të kundërtën. Verën e kalua duket se dyshja e ka kaluar bashkë dhe në pushime mjaft luksoze. Në të njëjtat data, korrik-gusht 2022, Kiara dhe Roni kanë vizituar ishujt luksoze të Greqisë si Santorini dhe Mykonos. Nga pushimet luksoze nuk kanë munguar as pozat e të dyve, pikërisht në të njëjtat vende.









“Qentë le të lehin..”, Me kë e ka Kiara?


Horoskopi ditor, e mërkurë 29 mars 2023








