KreuStil Jetese

Renis Gjoka, baba për herë të dytë! Zbulon gjininë e bebit nr. 2!

Renis Gjoka, baba për herë të dytë! Zbulon gjininë e

Këngëtari i njohur, Renis Gjoka, ka qenë i ftuar së fundmi në “ABC e Mëngjesit” dhe ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij do të bekohen sërish me një vajzë. “Së shpejti bëhem baba për herë të dytë. Është hera e parë që e them publikisht. Siç del kënga pasdite, ashtu presim të dalë edhe bebi nga momenti në moment.

Është vajzë dhe do të bëhem me një vajzë për herë të dytë. Jam shumë i lumtur që është sërish vajzë, nuk e diferencoj fare dhe jam shumë i lumtur”, tha Renisi, teksa shtoi se ende nuk i kanë vendosur një emër dhe se bashkëshortja e tij momentalisht ndodhet disa orë larg, pasi ka vendosur ta lindë fëmijën jashtë vendit.

“Nuk ja kemi vendosur ende emrin, kemi disa alternative dhe kemi nja 3 ditë që themi me bashkëshorten, që sot do ja vendosim emrin kështu, sepse ajo aktualisht ndodhet në një vend që është çik larg nga i joni. Kur zgjohet ajo nga gjumi, këtij ka kaluar gjysma e ditës dhe ka tre ditë që nuk po e ndaj. Po sot do ja vendosim patjetër.

Edhe kur lindi Aura e kam takuar pas 10 ditësh, pasi lindi jashtë. E njëjta gjë do të ndodh edhe këtë herë. Nëse herën e parë e mora si vendim dhe mendova se do të kisha pengje, nuk ndodhi ashtu. Kështu do të jetë edhe këtë herë”, shtoi Gjoka.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF