Moderatorja Kiara Tito disa ditë më parë u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pas një eliminimi të fortë që pati ‘kokë më kokë’ me Oltën. Ajo tashmë ka marrë në dorëzim Instagramin e saj, dhe ka shprehur hapur dashurinë dhe mbështetjen ndaj partnerit të saj, Luizit.
Së fundmi ajo ka ndarë disa video në Instastory, ku shfaqet duke biseduar me gjyshen e saj, nëna Letën. Kjo e fundit shprehet se nëse do të ishte në vendin e banorëve do të ishte larguar nga “Big Brodher VIP” pas lajmit që morën për sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel.
Më tej gjyshja e Kiarës shprehet se moderatorja dhe Luizi do të jenë bashkë për gjithë jetën, ndërsa ish-banorja i kërkon të mos shqetësohet për fjalët e njerëzve. “Ty dhe Luizin çift gjithë jetën. Ta dinë se kush je ti, Kiara Tito”, përfundon gjyshja.
Kujtojmë që të shumtë ishin fansat që dëshironin që moderatorja të dilte nga BBV pasi mendonin se ajo po pengonte lojën e Luizit, sikurse dhe te dashuria e saj pasi Kiara shpesh theksonte se donte hapësirë dhe këngëtari nuk ja jepte këtë gjë. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si historia e tyre do të vazhdojë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri..