KreuStil Jetese

Olta e pranon me mburrje: “Unë, shkaku i eleminimit të Ermionës nga BBVA”!

Olta e pranon me mburrje: “Unë, shkaku i eleminimit të

Olta dhe Luizi janë dy figurat qendrore të “Big Brother VIP” dhe pretendentët kryesorë për finale e madhe të programit. Ndaj nuk është cudi që ata u përplasën edhe në ceshtjen e zgjedhjes së liderit brenda shtëpisë.

Që të dy e kanë shprehur hapur dëshirën për këtë rol që vjen edhe me një avantazh në lojë. Por, ajo që ka marrë vëmendje është një deklaratë e Oltës, e cila thotë se ka qenë ajo shkaku pse Ermiona u largua nga “Big Brother”.

Aktorja pyet Nitën për kë do votojë dhe kjo e fundit i thotë “Prit, të shohim”. Oltës kjo nuk i pëlqeu dhe nisi t`i përmendte ato që ajo i cilëson “ndere për Nitën” dhe sipas saj e tillë ishte dalja e Jonës.

Pjesë nga biseda:

Olta: Nuk do ma japësh votën ë? E ke problem? Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty? E mban mend Jonën kur doli, kur ishe ti në nominim?

Nita: Për çfarë Jonën?

Olta: E mban mend kur ishte ti në nominim? I shpëtove nominimit pra.

Nita: Po pra dhe doli Jona. Do të thuash që e nxore ti?

Olta: Kontribuova sadopak.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF