Ish-banori Bledi Mane ka qenë i ftuar këtë të enjte në “Wake Up”, ku ka dhënë opinionin e tij për banorët. Teksa Mane komentoi qëndrimin e Kiara Titos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai tha se ajo ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë e lojtarëve të tjerë aty.
Sipas tij moderatorja e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani, “Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej.
Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon te pasqyra, do të bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora te programi, pra Kiara nuk është vetvetja”.
Teksa u pyet nëse kjo bindje u krijua vetvetiu, ai tha, “Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim”.