
Shakira ka postuar së fundmi një mesazh në Instagram që ka kthyer sërish në qendër të vëmendjes partneren e Gerard Pique, Clara Chia. Këngëtarja kolumbiane ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në të cilën fytyra e saj, duket e ndriçuar në një pjesë dhe natyrshëm një pjesë tjetër është si në hije.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave është mbishkrimi që këngëtarja ka zgjedhur për postimin e saj. “Chiaroscuro”, ka shkruar ajo, duke iu referuar një teknike pikture me origjinë italiane që arriti kulmin e saj gjatë epokës barok. Ky term konsiston në përzierjen e dritave dhe hijeve në vepër.
Pavarësisht se ky shpjegim artistik ka kuptim, shumë kanë zgjedhur ta interpretojnë atë si një goditje ndaj Clara Chia, partneres së Pique, për shkak të lidhjes së dukshme që fjala e përdorur nga këngëtarja ka lidhje me emrin e saj. Sido që të jetë, Shakira nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Disa e kanë mbështetur kolumbianen, por të tjerë besojnë se është koha që ajo të ndalojë së fokusuari te partnerja e ish-it të saj. Ndërkohë persona pranë Shakirës kanë mohuar lajmet se ajo ka nisur një romancë me dikë tjetër.






Jay-Z, reperi më i pasur për vitin 2023!













“Qentë le të lehin..”, Me kë e ka Kiara?
