
Georgina Rodriguez ka shkaktuar sërish debat me pohimet e fundit. E ftuar në emisionin “El Hormiguero”, ajo ka folur për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite, por deklaratat e saj nuk iu kanë pëlqyer aspak fansave dhe gazetarëve spanjollë te cilët e kanë kritikuar.
“Unë u them fëmijëve që nuk duhet ta lënë ushqimin e tyre dhe nëse nuk e hanë aty në moment, do ta konsumojnë në vaktin e pasdites. Herë pas here u tregoj video të fëmijëve që nuk kanë ushqim dhe u them se kjo mund t’u ndodhë edhe atyre”, tha partnerja e Cristiano Ronaldos, dhe kaq u ndez që rrjeti të ndizej sërish.
Argjentinase nga lindja, Georgina e kaloi pothuajse gjithë jetën e saj në Jaca (Huesca) pothuajse si një e huaj dhe ishte një e panjohur për botën deri në momentin që në jetën e saj hyri Cristiano Ronaldon në mesin e vitit 2016. Ajo dhe futbollisti i famshëm portugez e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre vetëm një vit më vonë.
Më pas erdhi vajza e tyre Alana Martina, që për futbollistin ishte fëmija i katërt. Në tetor 2021, cifti njoftoi htatzëninë e dytë të Georgina dhe më 10 prill 2022 u bë publike lindja e vajzës së saj (Bella Esmeralda), dhe vdekja e vëllait të saj binjak.