KreuStil Jetese

Mesazhi i koduar që fshihet pas dronit që Kiara i dërgoi Luizit!

Mesazhi i koduar që fshihet pas dronit që Kiara i dërgoi Luizit!

Gjatë ditës së djeshme, Luizi ka marrë një surprizë nga e dashura e tij Kiara.Moderatorja i dërgoi një dron ku në pankartë shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara” dhe një foto e çiftit nga dasma e bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Por ndjekësit besojnë se droni i dërguar nga Kiara ka përcjellë një mesazh të koduar.

Përpara eleminimit të moderatores nga shtëpia e famshme, ajo dhe këngëtari kishin biseduar dhe ranë dakord se si do të veprojnë që ai të kuptojë nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Luizi, kujton Express, i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e “Big Brother”. Por edhe nëse ka arritur ta marrë vërtet një mesazh të tillë, padyshim ai ende nuk i di përmasat reale të popullaritetit të vet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF