KreuStil Jetese

Hera e dytë? Selena dhe Zayn paskan pasur një histori vite më parë!

Hera e dytë? Selena dhe Zayn paskan pasur një histori vite më

Për ata që i njohin, duket se afrimi i Selena Gomez dhe Zayn Malik nuk është një surprizë. Kjo për faktin se dyshja, nga sa po zbulohet tani, duket se ka pasur një histori dhe të shkuarën.

Bëhet fjalë për dicka të mjaft viteve më parë, kur shoqja e Gomez, Taylor Swift, po takohej me ish-anëtarin e grupit One Direction, shokun e Zayn Malik, Harry Styles. Taylor dhe Harry ishin bashkë në vjeshtën e vitit 2012 dhe u fotografuan për herë të parë atë dhjetor. Ata u ndanë muajin tjetër.

Por, duket se lidhja e tyre jetëshkurtër ishte e mjaftueshme për t’i bërë Selenën dhe Zayn të provonin një romancë, siç thotë një burim kryesor për Page Six: “Pati dicka mes tyre përpara disa vitesh, kur Taylor dhe Harry ishin në lidhje.Nuk më habit aspak që ata janë potencialisht bashkë [sot], ” thotë burimi.

Thashethemet mbi lidhjen e tyre tani filluan kur fansat me sy shqiponjë vunë re se Malik së fundmi u bë një nga 403 milionë ndjekësit e Gomez në Instagram. Ai ndjek vetëm 18 persona për llogarinë e tij. Malik ka vajzën 2-vjeçare Khai me ish-të dashurën Gigi, e cila u ndaj nga ish-ylli i “One Direction” në tetor 2021 pasi u akuzua se kishte goditur nënën e saj, Yolanda Hadid, ndonëse këngëtari i “Pilloëtalk” i mohoi me forcë pretendimet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF