
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Marsela Çibukaj ka qenë e ftuar në programin “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të premte. Teksa u pyet për humbjen e madhe që ajo ka pësuar në peshë, ajo tha se gjëja më e rëndësishme është kujdesi ndaj vetes, duke shtuar se iu desh shumë vullnet e sakrificë që të arrinte në peshën që donte dhe që ishte më mirë për shëndetin e saj.
“Kam përshtypjen që vjen një moment i caktuar kur zë një vend të parë kujdesia ndaj shëndetit, më tepër sesa thjesht bukurisë apo të dukurit bukur në ekran për ne që jemi të profesionit apo skenës. Ndaj unë mendova se kishte ardhur momenti që të kujdesesha për shëndetin tim, të bëja pak kontroll në ushqim, por gjithashtu të preferoja jo përtesën, por të merrja atë iniciativën të dilja nga shtëpia.
Të bëja një ecje të bukur në natyrë, ose të preferoja një sport, yoga… Dhe me pak durim, me shumë vullnet, me pak sakrificë arrihet gjithçka. Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për veten tonë. Qoftë atë fiziken dhe atë shpirtëroren, janë të lidhura”, tha këngëtarja.
Këngëtarja zbuloi se ka humbur më shumë se 40 kilogramë për një vit, teksa shprehu dëshirën e saj të madhe që ato kilogramë të mos kthehen më, “Shpresoj mos të kthehen më”.




Horoskopi ditor, e shtunë 1 prill 2023




Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBVA!









Horoskopi i ditor, e premte 31 mars 2023


