
Fëmijëria me një baba te alkoolizuar e të dhunshëm ka lënë shumë gjurmë tek Eni Tare. Ish-konkurrenti i Big Brother ndau me publikun historinë e tij të dhimbshme familjare dhe fëmijërinë e vështirë. Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan modeli thotë se fëmijëria nuk ka qenë siç do të dëshironte ai, por përpiqej të gjente lumturinë në ditët e bukura. Eni shprehet se vështirësia kryesore e tij ishte rrethi shoqëror duke qenë se jetonte në një qytet të vogël dhe nuk gjente afrimitet.
Eni Tare: Jam munduar që, duke qenë që unë kam qenë i vogël dhe nuk kuptoja, prapë se prapë mundohesha që t’i kaloja duke luajtur, duke bërë gjëra të bukura dhe ta harroja atë që ndodhte në mbrëmjen tonë në shtëpi që ishin këto situatat familjare mes prindërve.
Katerina Trungu: Ishin të shpeshta?
Eni Tare: Ishin me periudha, ka pasur ditë që ishin të shpeshta, pastaj ishte një pauzë, fillonin prapë e kështu me radhë.
Katerina Trungu: Dhe si e përjeton një fëmijë një gjë të tillë?
Eni Tare: Shumë e vështirë është ta përjetosh një gjë të tillë dhe më e vështira është te shoqëria mendoj unë. Unë e kam përjetuar në shkollë, e kam përjetuar, po them në thonjëza, shumë keq sepse duke më njohur miqtë, duke njohur dhe prindërit dhe duke qenë që kisha një prind që e tepronte me alkoolin, shoqëria nuk më afrohej.
Ermelinda Ndoja: Të paragjykonin?
Eni Tare: Paragjykim nuk mund ta quaj, por nuk më afroheshin për këtë shkak ndonjëherë. Kam qenë shumë i vogël, rreth moshës 10-12 vjeç. Pastaj kur fillova u rrita, unë kisha personalitetin tim dhe filluan të më donin për atë që unë isha. Por që e kam pasur këtë problemin më shumë te shoqëria. Pastaj me familjen u mësova. Kur gjërat ndodhin shumë shpesh, ti thua okej do ndodhin prapë, le të ndodhë. Më shumë e vuaja te shoqëria, te shokët e klasës etj.

Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBVA!









Horoskopi i ditor, e premte 31 mars 2023









