
Apo Whang-Od është ylli i kopertinës së Vogue Philippines për muajin prill. Një grua ende e bukur pavarësisht 106 viteve që mban mbi supe, Whang-Od – e njohur gjithashtu si Maria Oggay është në fakt tatuazhistja më e vjetër në këtë vend, dhe njëkohësisht personi më i moshuar që shfaqet ndonjëherë në faqen e parë të revistës së famshme.
Whang-Od e ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, nën drejtimin e të atit. Me banim në fshatin malor të Buscalan, rreth 15 orë në veri të Manilës, ajo konsiderohet mambabatok-ja më e vjetër e Filipineve.
Dikur, tatuazhet e stilit “Kalinga” të bëra me dorë apo duke përdorur një gjilpërë bambuje, një gjemb, ujë dhe qymyr, u bëheshin luftëtarëve indigjenë të njohur si “Butbut”, thote Express. Sot, turistët e huaj që kërkojnë vizatimet e saj gjeometrike përbëjnë pjesën dërrmuese të klientelës së 106 vjecares. “E vlerësuar si artistja e fundit e gjeneratës së saj, Apo Ëang Od ka gdhendur simbolet e tribusë “Kalinga”, që nënkuptojnë forcë, guxim dhe bukuri, në lëkurën e disa mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazh në Buskalan”, ka bërë të ditur revista “Vogue” përmes një postimi në rrjetet sociale.
Arti i tatuazhistit në këtë fshat mund t’u kalohet vetëm të afërmve me lidhje gjaku dhe 106-vjeçarja prej disa vitesh ka nisur të stërvisë mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.






Receta/ Supë me pesto borlizoku





Horoskopi ditor, e shtunë 1 prill 2023




Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBVA!




