
Evi Reci dhe Kledi Hysa më në fund kanë pranuar lidhjen e tyre e cila po përflitej prej shumë kohësh.
Ata e zhvilluan njohjen tyre pa zhurmë, por tani që po jetojnë një romancë, folën ekskluzivisht për Revistën Who.
“Bisedat fillestare kanë qenë ndonjë “replay” nga Kledit te story-t që postoja nga Festivali i Këngës dhe kaq. Disa javë më vonë nisëm të flisnim pak më shumë. Ende në “Instagram”. Kemi folur për meditimin sepse e praktikojmë të dy, kemi bërë shaka, humor, derisa kaluam me biseda mbi përditshmërinë tonë, gjë që na shërbeu për njohjen (qoftë edhe në distancë) me njëri-tjetrin. Te këto biseda kishim kaluar në “WhatsApp”. Flisnim çdo ditë, por pa dashur të kontrollonim njëri-tjetrin, çdo gjë rrodhi krejt natyrshëm, duke marrë kohën që na nevojitej.”- ka rrëfyer Evi.
Gjithashtu edhe Kledi ka rrefyer ndjesitë e para kur ka kuptuar që Evi është the one.
“Ishte një ndjenjë që rritej çdo ditë. Sa herë e shikoja dhe në momentet që ajo nuk ishte aty, më mungonte shumë, ishte një ndjenjë që ushqehej dita-ditës. Edhe nëse kishte momente që doja të qëndroja vetëm, kisha ndjesinë se më mungonte diçka dhe ishte pikërisht energjia e Evit. Për mua ka qenë një energji që më tërhiqte në drejtim të saj, sidomos kur kuptova sa më mungonte prezenca e saj. Në ato çaste kam kuptuar që “po, e dua atë vajzë”.





Horoskopi ditor, e diel 2 prill 2023








Receta/ Supë me pesto borlizoku





Horoskopi ditor, e shtunë 1 prill 2023

