KreuStil Jetese

“Ti kurrë nuk ke dasht”, me kë e ka Elvana Gjata?

“Ti kurrë nuk ke dasht”, me kë e ka Elvana Gjata?

“Kam luftuar për ty, por ti kurrë nuk ke dasht”: Ky status i pazakontë i Elvana Gjatës në Instastory këtë mëngjes, ngjalli dyshime të mëdha.

Mendimi i parë në lidhje me këtë shkrim sigurisht është ndonjë dedikim romantik, por shumë gjasa ka që të jetë edhe ndonjë pjesë e shkëputur nga ndonjë projekt i saj i radhës. Siç dihet tashmë, artistët tanë po përdorin çdo mënyrë për të promovuar këngët e tyre dhe kjo mund të jetë një e tillë, thotë Express. Nga ana tjetër sa i përket jetës private, Elvana ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe një dedikim i tillë, kaq hapur nuk është në “stilin e saj”.

Kënga e fundit e sjellë nga Elvana Gjata është “Luj Luj” në bashkëpunim me Dhurata Dorën si pjesë e albumit të kësaj të fundit të titulluar thjesht “Dhurata”.

Ndonëse është bërë e ditur edhe se këngëtarja do të vijë me një tjetër bashkëpunim këtë herë me Noizy-n, sërish si pjesë e albumit të tij “Alpha” që do të publikohet më 7 prill.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF