
Është koha të flasim për tendencat e pranverës për 2023! “Ky sezon u dominua nga konkurrenca mes stilistëve për të arritur angazhimin më të mirë të audiencës përmes pamjeve kryesore që jabë bërë virale,” thotë Libby Page, eksperte e modës dhe drejtoreshë e tregut në Net-a-Porter. “Coperni shfaqi një imagjinatë jashtëzakonisht të pasur me fustanin me spërkatje të veshur nga Bella Hadid në mbyllje të shoë-t. Kim Kardashian në Dolce & Gabbana, Paris Hilton në Versace dhe Cher në Balmain demonstruan fuqinë dhe ndikimin që ka aprovimi i të famshmëve mbi popullaritetin e markës.” Megjithatë, nuk ishin vetëm emrat e listës A që bëjnë trendin këtë radhë, por edhe preferencat popullore, që reflektojnë kohën në të cilën jetojmë.