KreuStil Jetese

Mevlan Shanaj dokumentar për Rikard Ljarjën: Peng që s’e përcolla për në banesën e fundit

Mevlan Shanaj dokumentar për Rikard Ljarjën: Peng që s’e

Regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka qenë i ftuar te “Rudina” në televizionin Klan dhe ka folur për dokumentarin të cilin ia ka kushtuar një prej ikonave të kinematografisë shqiptare, të ndjerit Rikard Ljarjës.

I titulluar “Rikard”, dokumentari është një përmbledhje ngjarjesh, përshtypjesh, eksperiencash me miqtë duke përcjellë dimensionin personal të artistit. Regjisori rrëfeu se frymëzimi për këtë dokumentar erdhi ditën kur aktori u përcoll për në banesën e fundit, dhe Shanaj nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të situatës së Covid-19.

 “Iku në një kohë jo të bukur, ishte Covid-i në kulmin e tij, sapo kishte shpërthyer. Ai ka ikur më 20 prill, para 3 vitesh dhe siç ishte krijuar ajo goditja që edhe shteti nxori ligje, 4-5 veta ta shoqërojnë. Por edhe unë jo shumë trim nga tërë kjo trysni e Covid-it, nuk shkova dot për ta përcjellë. Ai kishte lënë porosi të përcillej në Shkodër.

Por e ndiqja, më kishte mbetur këtu ngërç i madh, po e ndiqja në media. Kur u kthye Marjeta nga Shkodra atë natë e mora Marjetën në telefon dhe i thashë ato fjalë që thuhen dhe pengun që më mbeti. I thashë gjithashtu që do t’ia shpërblej Rikardit me një dokumentar. Më ka lindur ditën e përcjelljes që mungova dhe thashë do t’i kushtoj një dokumentar. Është një dokumentar shpirti, zemre”, tha Mevlan Shanaj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF