Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij, Eneida Zalli, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Albani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Ai ka publikuar një foto familjare, ku duket Eneida me barkun e rrumbullakosur dhe djali i tyre Florani. “Me çunat”, ka shkruar ai, duke zbuluar në këtë mënyrë se ata do të bekohen sërish me një djalë.
Djali i parë i këngëtarit mban emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, Dr. Florit. Më herët në një intervistë artisti ka rrëfyer vendimin e vështirë që mori kur i vendosi të birit emrin e Dr. Florit, duke zbuluar se i mungonte ai emër në përditshmëri.
“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord pasi nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thashë, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’.
