KreuStil Jetese

Chris Brown sërish në telashe; godet me një shishe në kokë një producent muzikor!

Chris Brown sërish në telashe; godet me një shishe në

Reperi i njohur Chris Brown është akuzuar së fundmi se ka goditur një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Reperi dyshohet se e goditi producentin në kokë me një shishe qelqi, përpara se ta godiste me grushta dhe shkelma.

“Ai më goditi në kokë dy deri në tri herë. Kam folur edhe me policinë dhe shpresoj që ta zgjidhin çështjen së shpejti. Tani është në duart e avokatit tim dhe nuk mund të komentoj më tej”, tha në një deklaratë producenti, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Producenti thuhet se ka patur nevojë për kujdes mjekësor pas sulmit. Sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin “The Tape” në Mayfair të Londrës, ndërsa Brown ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar për turneun e tij botëror “Under The Influence”.

Vetë 33-vjeçari ende nuk i është përgjigjur akuzave, por sipas “The Sun”, ai është paraqitur vullnetarisht në polici për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë që të tjera burime thonë se reperi nuk është takuar kurrë me policinë dhe që atëherë është kthyer në SHBA.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme. Në vitin 2009 ai sulmoi ish-partneren e tij, Rihannan. Përsa i përket jetës private së fundmi këngëtari është bërë baba për herë të tretë. Chris ka edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Royalty 7-vjeçare me Nia Guzman dhe djalin 2-vjeçar Aeko Catori, të cilin e mirëpriti me Ammika Harris.

Tags:

Home bordo