
Gjatë spektaklit të kësaj të marte në “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat i fortë mes Kiarës dhe Efit. Duket se hatërmbetja e Kiarës kundrejt Efit ka qenë e madhe dhe nuk ka përfunduar ende pasi kjo e fundit ka mbrojtur Luizin dhe jo moderatoren kur kanë ata kanë patur debate në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Ke qenë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin”, u shpreh Kiara, teksa Efi vijoi, “Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë, i bie që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua”.
Debati ka degraduar aq shumë sa Efi e ka konsideruar Kiarën një zhgënjim total dhe sipas saj moderatorja është duke zëvendësuar Oltën në shtëpi. “Je superfallco, je zhgënjim total. Nëse dikush ka pyetur se kush do e zëvendësoj Oltën në shtëpi, ja ku e keni”.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti ke folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thosha dua të pi kafe me Efin.
Efi: Unë e kuptoj Luizin,
nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.
Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan, më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur një foto me mua.
Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin tim do ta jap.

Horoskopi ditor, e mërkurë 5 prill 2023
















Horoskopi ditor, e martë 4 prill 2023


