KreuStil Jetese

Xhani Shqerra takim mbresëlënës me kryebashkiakun e Firences; merr premtimin e madh prej tij!  

Xhani Shqerra takim mbresëlënës me kryebashkiakun e Firences;

Xhani Shqerra është një nga personazhet e njohur të medias shqiptare, i cili gjithmonë është kujdesur të japë një kontribut të çmuar për shoqërinë, qoftë në mirinformimin e publikut, qoftë për promovimin e Shqipërisë.  


Së fundmi në një vizitë në Firence të Italisë, moderatori ka patur mundësi të takohet me kryebashkiakun “e vendit më të bukur në botë”, sikurse edhe vetë Xhani e cilëson. “Një bisedë e bukur por edhe frymëzuese, pasi sikur të gjithë ne të përpiqeshin pak më shumë gjërat do të ishin shumë ndryshme në këtë vendin tonë të vogël, por padyshim me shumë vlera natyrore e kulturore”, – tregon për Bordo Xhani rreth ketij takimi.


Në qendër të bisedës së tyre ishin marrëdhëniet bilaterale mes Firences dhe Tiranës, planet e përbashkëta në kulturë e në turizëm, lidhur këto ngushtë edhe me komunitetin shqiptar i cili është shumë prezent në Firence, ka ndarë më herët për ndjekësit e tij në instagram Xhani.


Si ambasador i firmës së mirënjohur “Aquamarine Firenze”, një firmë që mban vulën “Made in Italia”, Xhani Shqerra pa hezitim foli me kryebashkiakun Dario Nardella mbi mundësinë e formimit të stilistëve të rinj shqiptarë, pasi Firence është kryeqendra botërore e akademive të stilimit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Xhani arriti të marrë një premtim nga kryebashkiaku për rritjen e prezencës së studentëve shqiptarë, jo vetëm në arkitekturë, por edhe në modë.  


Lajmin e bukur Xhani me entuziazëm e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram me anë të një postimi, ku krah fotove gjatë takimit, ka shkruar, “Pata nderit të pritem nga kryebashkiaku i qytetit më të bukur në botë, Firences, Z. @dario_nardella në zyrën e tij për një intervistë mbi marrëdhëniet bilaterale me Tiranën dinamike, kulturën, turizmin, miqësinë me shqiptarët si një nga komunitetet më të mëdha të Firences, si edhe mundësinë e formimit të të rinjve në sektorin e modës”.


https://www.instagram.com/p/CqpzKg5I8iK/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Dario Nardella në bisedë me moderatorin e njohur rikujtoi edhe miqësinë e fortë që ndan me kryebashkiakun Veliaj, e se përveç projekteve të përbashkëta që kanë ndarë në fusha të ndryshme, ajo e turizmit është pika më e fortë, për promovimin në Firence dhe Toscana të Shqipërisë dhe Tiranës kryesisht.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF