KreuStil Jetese

Rrëqeth Berat Buzhela: Gjyshen dhe gjyshin i dogjën të gjallë në banesë!

Rrëqeth Berat Buzhela: Gjyshen dhe gjyshin i dogjën të

Gazetari Berat Buzhala ka qenë i ftuar në programin “Opinion” dhe ka rrëfyer historinë rrëqethëse të vdekjes së gjyshërve të tij. Teksa tregoi se gjyshërit e tij janë djegur të gjallë në shtëpinë e tyre nga forcat serbe, ai nuk mundi t’i mbajë lotët.

Buzhala tha se gjyshërit e tij nuk kishin pranuar të lënë shtëpinë e tyre dhe të ikin. “Të mërkurën e kaluar janë bërë 24 vjet që gjyshin dhe gjyshen time, 85 dhe 84-vjeçar, i kanë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe, e kanë djegur shtëpinë. Ne të tjerët kemi ikur për pak.

Ata deshën që të qëndronin në shtëpinë e tyre. Kur jemi kthyer në shtëpi kemi gjetur vetëm eshtrat, copa të eshtrave kemi gjetur aty. Sa herë duhet t’i themi ‘faleminderit’ bashkësisë ndërkombëtare që na e ka hequr shpatën nga koka? 1 milion shqiptarë kanë ikur nga Kosova, nuk kanë dalë nga shtëpia me dëshirë. Unë kam ikur, ne, familja jonë kemi ikur në Shqipëri, në Maqedoni, nëpër botë”, rrëfen ai.

Edhe gazetarja Alba Alishani e ftuar në Opinion” ka treguar një episod të vështirë gjatë luftës së Kosovës. Kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe e gjysmë, banesa e saj u bombardua nga ata që kërkuan vrasjen e familjes së saj. “Në kulmin e bombardimeve në ‘99 kam qenë vetëm 6 vjeçe e gjysmë. Kam përjetuar një bombardim në shtëpinë që fshiheshim dhe strehoheshim.

Ata që supozoheshin se ishin atentatorët e shtëpisë sonë, ishin komshinjtë tanë pasi na dolën në pritë të armatosur kur mësuan që ne mbijetuam. Ne u larguam nga Prizreni sepse familja ime kërcënohej me jetë. Babai ishte mjek në detyrë, gjyshi ishte mjek në detyrë që ishte i ekspozuar para militarëve të Arkanit dhe unë si fëmijë i kam të freskëta imazhet e atyre ditëve, kur babain tim ato tanket e Arkanit e paralajmëronin. Kësisoj, familja ime ishte ndër të piketuarat”, tha Alishani.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF