
Një 19-vjeçare shqiptare në Rethymno të Kretës është përdhunuar nga 3 persona. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur teksa shqiptarja po argëtohej në një klub të njohur. Në klub performonte një reper, bashkëpunëtori i të cilit thuhet se e ka marrë shqiptaren në gjendje të dehur dhe e ka çuar në një hotel në orët e para të së hënës.
Më pas 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin e vetes. Pak më vonë, reperi 24-vjeçar ka mbërritur në dhomë së bashku me një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili sipas denoncueses e ka përdhunuar në grup.
Kur pak më vonë e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e reja njoftoi disa nga miqtë e saj dhe ata shkuan në Polici. Pasditen e kësaj të marte policia ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar në portin e Heraklionit teksa po përgatitej të hipte në skafin e nisur për në Pire.
19-vjeçari pritet të ekzaminohet nga mjeku mjekësor, ndërsa reperi 24-vjeçar ende nuk është kapur. 24-vjeçari, edhe pse jo i identifikuar me emër, thuhet se konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin.




Horoskopi ditor, e mërkurë 5 prill 2023















