
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vuan nga një sëmundje e rëndë e gjakut, leucemia. 86-vjeçari ndodhet në spital që prej ditës së djeshme, në repartin e terapisë intensive të klinikës së kardiologjisë të spitalit San Raffaele në Milano, pas problemeve me frymëmarrjen.
Gazeta “Il Corriere de la Sera” raportoi ditën e djeshme se Berlusconi vuan nga probleme pulmonare dhe kardiovaskulare , duke theksuar se biznesmeni dhe politikani 86-vjeçar shkoi në klinikë pasi kishte pasur vështirësi në frymëmarrje.
Ai aktualisht është në gjendje stabile dhe është në ventilator ndërsa po trajtohet me antibiotikë. Problemet shëndetësore të ish-kryeministrit kanë shkaktuar shqetësime në klasën politike të Italisë. Disa senatorë dhe kongresmenë nga partia e tij shkuan në spital për ta vizituar.
Përveç kësaj, si aleatët ashtu edhe kundërshtarët i dërguan mesazhe mbështetjeje për t’i uruar shërim të shpejtë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i uroi Berlusconit një shërim të shpejtë edhe nga kjo krizë shëndetësore, duke postuar në Tëitter “Forza Silvio”.



Horoskopi ditor, e enjte 6 prill 2023














Horoskopi ditor, e mërkurë 5 prill 2023


