KreuStil Jetese

Clara Chia po kalon një transformim dhe çdo ditë e më shumë i ngjan Shakirës!

Clara Chia po kalon një transformim dhe çdo ditë e më

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique është i njohur për lidhjen e tij shumëvjeçare me Shakirën, me të cilën ka dy djem, Milanin 10 vjeç dhe Sasha 8-vjeçare. Ai tashmë prej muajsh është në një lidhje të re me Clara Chia, 24 vjeçe, dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë se ajo çdo ditë e më shumë po imiton princeshën e popit.

Gerard, 36 vjeç, dhe Shakira, 46 vjeçe, u ndanë nga njëri-tjetri në qershor të vitit të kaluar pas një romance 12-vjeçare dhe duket se Clara ishte një fanse e Shakirës përpara se ajo dhe Gerard të fillonin një lidhje. Shakira pretendoi se Gerard e tradhtoi atë me Clara, ndërkohë që këta të fundit u shfaqën publikisht në gusht të vitit të kaluar, dy muaj pas ndarjes nga kolumbiania.

Fotot e para të Pique dhe Clara së bashku e shfaqnin atë me flokë kafe. Disa muaj më vonë, ata morën pjesë në një dasmë së bashku dhe flokët e Clara ishin çelur në një nuancë të ngjashme me atë të Shakirës, ndërsa edhe pamja e saj, grimi e qëndrimi, ngjasonte shumë me këngëtaren.

Së fundmi një video është bërë ‘virale’, ku Clara shfaqet gjithë vetëbesim në finalen e “Kings League”. Ndërsa Pique shpjegon diçka para kamerave, si pjesë e një interviste, Clara hyn me shpejtësi dhe është dukshëm e pakënaqur me të. Sjellja e saj ngjason me atë të personazheve të famshëm dhe qëndrime të tilla fansat më herët i kanë parë te Shakira.

Sipas “The Sun”, ky ndryshim i madh ka një shpjegim: Clara Chia ka qenë gjithmonë një fanse e Shakirës dhe ka ndjerë admirim të madh për të që kur ishte vajzë e vogël. Dhe kolumbiania e ka të qartë se e reja është një version inferior i saj dhe se Gerard Pique ka kërkuar një të tillë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF