KreuStil Jetese

Christina Aguilera zbulon se e humbi virgjërinë më vonë se sa mund ta mendoni!

Christina Aguilera zbulon se e humbi virgjërinë më vonë se

Christina Aguilera ka folur së fundmi në podcastin ”Call Her Daddy” për perceptimin e gabuar që publiku krijoi për të kur ajo ishte në moshën 20-vjeçare. Ylli i popit shprehet se është shumë qesharake pasi ajo ishte në fakt një nga personat e fundit në grupin e saj që humbi virgjërinë.

Këngëtarja, e cila shpërtheu në skenën e muzikës falë “Genie In A Bottle” në moshën 19-vjeçare, ndryshoi shpejt pamjen e saj në këngët e ardhshme, si Lady Marmalade dhe Candyman, në të cilat u shfaq me veshje ekstravagante.

Teksa, nëna e dy fëmijëve u pyet nga drejtuesi i podcast-it, Alex Cooper, se kur ajo në të vërtetë e humbi virgjërinë, dhe pavarësisht se nuk dha moshë, Christina zbuloi, “Është kaq qesharake që unë i dhashë publikut atë personazh sepse unë ndoshta isha personi i fundit që humba virgjërinë. E humba më vonë nga sa mund të mendoni”.

Ajo gjithashtu konfirmoi se “nuk kishte vërtet kohë” të dilte me burra të famshëm dhe në vend të kësaj preferoi persona me të cilët ndihej e sigurt.

Christina Aguilera vazhdoi të thoshte se takimi me një yll në të njëjtën industri thjesht nuk i pëlqente, pasi e dinte se sa të zënë do të ishin oraret e tyre dhe problemet që mund të lindnin nga jeta me angazhime.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF