KreuStil Jetese

“Kam bërë orgji”, befason Bledi Mane: Kam përvojë me të dyja gjinitë, do emra?

“Kam bërë orgji”, befason Bledi Mane: Kam

Gazetari i njohur, Bledi Mane, prej disa ditësh është tikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe si qëllim duket se i ka vënë vetes të sulmojë Dea Mishelin dhe Krist Aliajn, të cilët konsiderohen si dy banorë të fortë.

Së fundmi, ai ka befasuar jo pak ndjekësit e shumtë të programit duke u shprehur se ka përvojë seksuale me të dyja gjinitë, madje pranoi se ka bërë orgji.

Bledi në një bisedë sfidoi Ronaldon, duke i thënë se është gati t’i thotë edhe emrat. “O Ronaldo ke përvojë seks me të dyja gjinitë? Unë kam, kam bërë orgji. Po e kam bërë, s‘ka ndonjë gjë. Kam kryer seks në grup. Do edhe emra shokësh e shoqesh se ndoshta i njeh? Kjo mua nuk më tremb. Pse unë kur të flas kaq hapur për veten nuk më ardhka zarf i zi”, tha Bledi Mane.

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë që në shtëpinë e “Big Brother VIP” u rikthyen 4 ish-banorë, Kiara e cila kishte vetëm 1 javë që ishte eliminuar, Efi, Bledi Mane dhe Ronaldo. Vetëm njëri prej tyre do të mund të shkojë në finalen e madhe, nëse arrijnë shumë pranë saj.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF