
Dalja e Oltës nga “Big Brother VIP” dhe hyrja e 4 ish-banorëve, Kiarës, Efit, Ronaldos dhe Bledit, ndryshoi tërësisht dinamikat e ngjarjeve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Me hyrjen e tyre ajo që ra më së shumti në sy ishte ndryshimi i madh që Kiara Tito kishte pësuar në sjellje, gjë e cila u vu re nga banorët në shtëpi, por edhe nga gjithë publiku.
Të gjithë e cilësuan sjelljen e saj si arrogante kundrejt gjithë banorëve dhe një sjellje plot dashuri ndaj Luizit, të cilit me thënë të drejtën mund të themi që ja kishte sjellë ‘shpirtin në majë të hundës’. Kjo për faktin se për rreth 90 ditë në shtëpinë e “Big Brother” ai i ka qëndruar pranë moderatores duke duruar çdo kapriço, bezdisje dhe indiference të theksuar.
Dhe papritur pas kthimit në shtëpi, të gjitha sjelljet e Luizit që deri dje ajo nuk i duronte dot tashmë i dashuronte, qoftë edhe gërhimën nga e cila u largua edhe nga suita.
Në shtëpi hyri edhe Efi, e cila ka qenë nga personat më të afërt me Luizin, por papritur u përball me indiferencën e këtij të fundit dhe kjo për shkak të Kiarës, pasi kësaj të fundit i kishte mbetur hatri nga një videoja që Efi bëri në makinën e saj duke i dalë në krah Luizit, pasi ky u cilësua nga shumë si dhunues ndaj moderatores.
E debatet e shumta gjatë spektaklit të kësaj të marte rezultuan që Efi të vihej përballë çiftit duke u zhgënjyer nga ata që i cilësonte miq. Nisur nga kjo situatë revista “Bordo” pyeti ndjekësit e saj se cila prej vajzave e meriton më shumë finalen e madhe, gjithmonë nëse do t’ja dalin deri më 6 maj.
Dhe përfundmi është se 83% e ndjekësve të “Bordo” kanë votuar që finalen e meriton Efi dhe vetëm 17% e tyre kanë votuar Kiarën. Pra ndryshimi që Kiara ka pësuar nuk është pritur aspak mirë, madje ka bërë që me sjelljen e saj t’i prishë edhe lojën Luizit.
Deri më tani asaj i janë larguar më shumë se 20 mijë ndjekës nga llogaria e saj në Instagram dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojë rrugëtimi i saj kaq shumë i diskutuar..


Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!



Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!



Horoskopi ditor, e enjte 6 prill 2023











