
Vivien dhe Getinjo së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Ata u njohën dhe u dashuruan gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP” Kosova. Mesa duket gjërat kanë shkuar më së miri mes tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe ata kanë ndërmarrë hapin e madh për të patur një fëmijë së bashku.
Burime për revistën “Who” kanë mësuar se Vivien është në pritje të ëmbël dhe momentalisht lajmin e bukur çifiti dëshiron të mos e ndajë me publikun, por ta shijojnë me njëri-tjetrin dhe me njerëzit e tyre të zemrës.
Së fundmi Getinjo bëri një deklaratë ku tha se do të qëndrojë për ca kohë larg rrjeteve sociale, dhe tashmë arsyeja është mëse e kuptueshme. Historia e tyre e dashurisë u komentua mjaft në media dhe kjo bëri që ata shumë shpejt të kthehen në një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.
Kujtojmë që Vivien ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Love Story” në televizionin Klan, por aty nuk arriti të gjente dashurinë. Tashmë fati ka trokitur për Vivien dhe ajo ka gjetur dashurinë e jetës te Getinjo..



Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!



Horoskopi ditor, e enjte 6 prill 2023













