
Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila ka qenë në Tiranë këtë të enjte për një kauzë mjaft të rëndësishme. Daja i saj, avokati Saimir Vishaj, ka promovuar librin e tij të parë i cili ka për synim t’u vijë në ndihmë të gjitha grave dhe fëmijëve të dhunuar dhe këngëtarja nuk kishte si të mungonte, për të treguar mbështetjen ndaj njeriut të saj të zemrës, por edhe ndaj kauzës që ai ka dashur ta sjellë në vëmendje.
Avokati Saimir Vishaj, ka sjellë për publikun shqiptar një libër, i cili titullohet “Avokati im në luftë kundër dhunës në familje”. Ky libër do të shpërndahet falas në të gjithë Shqipërinë, edhe në shkolla, që t’u vijë në ndihmë të gjitha grave dhe fëmijëve që janë duke vuajtur dhunën.
Libri ka si synim sensibilizimin e opinionit publik ndaj kësaj plage të Shqipërisë që përjetojnë gratë dhe fëmijët.
Saimir Vishaj, avokat i mirënjohur në fushën penale, prej vitesh në punën e tij ka patur pafund raste me gra të dhunuara, ku mes të cilave shpesh i dhunuari ka dalë nga burgu dhe i ka vrarë. Edhe më prekëse është fakti që vetë Saimiri një ngjarje të tillë tragjike e ka përjetuar në familje, pasi sikurse shumë gra edhe motra e tij ka patur të njëjtin fat.
Në këtë libër prej 95 faqesh të gjitha gratë do të gjejnë një manual praktik, ku do të informohen se nga t’ia nisin. Avokati është munduar të jetë shumë i drejtpërdrejtë duke iu drejtuar qytetarëve, dhe jo kolegëve të tij.
“Pas kaq shumë vitesh, për herë të parë po lexoj një libër që reflekton aktualitetin e problematikave sociale dhe ligjore që po prekin familjen në shoqërinë tonë. Një mrekulli në duar, për të gjithë ata që kanë nevojë për një zë këshillues. Ky libër është aktualiteti dhe mendimi i së ardhmes, se si ligji që rregullon marrëdhëniet familjare duhet të ndryshojë sipas modeleve bashkëkohore. Që sot zë në vend të veçantë në bibliotekën time”, shprehet Prof. Assoc. Dr. Shefqet Muçi.

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?




Tom Hardy do të jetë James Bondi i ri?!






Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!



Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!



Horoskopi ditor, e enjte 6 prill 2023

