
Konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova” ngjall çdo vit një kërshëri të madhe te publiku, për të parë dhe për t’u njohur me vajzat më të bukura shqiptare. Konkursi më i madh në vend është gati për të nisur edicionin e këtij viti, i cili sikurse çdo vit edhe këtë radhë surprizat pritet të jenë të mëdha.
Lajmi është bërë i ditur në faqet zyrtare të “Miss Universe” ku ndjekësit janë njoftuar se “Miss Universe Albania dhe Kosova” do të nisë së shpejti. Producenti Eduart Deda, i cili asnjëherë nuk zhgënjen me projektet e tij, është garancia që edhe ky edicion do të jetë një sukses i vërtetë.
Produksioni premton një spektakël mbresëlënës, ku emocionet do të jenë të mëdha gjatë gjithë rrugëtimit për t’u finalizuar më pas në finalen e madhe. Vitin e kaluar vendi ynë u përfaqësua në “Miss Universe” nga Deta Kokomani (Shqipëri) dhe Roksana Ibrahimi (Kosovë).
“Të lumtur që shkëlqyet dhe treguat korrektësi e vullnet gjatë këtij rrugëtimi. Krenari”, shkruhej në faqen zyrtare të Miss Universe Albania pak muaj më parë për dy vajzat shqiptare që na përfaqësuan në “Miss Universe”.



Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!



Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!



Horoskopi ditor, e enjte 6 prill 2023










