
Bledi Salaj ka marrë kërcënime pas deklaratave të tij për personazhe të ndryshme të “Big Brother VIP”.
Moderatori e pohoi vetë në “Wake Up” përpara Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt se për shkak të atyre gjërave që fliten në emision për personazhe të ndryshëm të Big Brother ka marrë dhe kërcënime me vdekje nga një fans i njërit prej banorëve.
Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici.
Neada Muçaj: A duhet bërë kjo gjë?
Blendi Salaj: A duhet kërcënuar dikush me jetë?
Neada Muçaj: Por ti në momentin që kërcënon njerëz, çfarë duhet të bëjë personi në fjalë, të rijë dje të flasë mirë? Tani ka në problem tjetër, janë tre kampe për momentin, luizatorët, ata që duan Kiarën dhe ata që duan Efin, kështu që ka një tifozeri të çmendur e cila po shpërndahet.




Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!



Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!



Horoskopi ditor, e enjte 6 prill 2023









