
Mungesa e Melania Trump që nga arrestimi i Donald Trump ka ngjallur një sërë reagimesh nga fansat. A do të divorcohet vërtet ish-Zonja e Parë nga ish-Presidenti i Amerikës? Donald Trump po kalon kohë të vështira dhe gruaja e tij, Melania Trump, duket se nuk është në krah të tij si më parë. Ai përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave në lidhje me pagesat e paligjshme të bëra në fushatën e vitit 2016 që përfshin një skemë për të paguar yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels.
Në sfondin e këtyre akuzave, ish-presidenti i Amerikës u shoqërua një ditë më parë nga autoritetet në Manhattan, në pritje të gjykimit. Në një moment kaq të vështirë për Donald Trump, Melania, bashkëshortja e tij nuk dukej askund, mungesë kjo që ngjalli një sërë dyshimesh se të dy janë në prag të divorcit.
Çfarë ndodhi me Melania Trump?
Përpara se të paditej më 4 prill, Donald Trump mbërriti në Nju Jork pa gruan e tij, duke i bërë fansat të besonin se Melania është lodhur me dramat e të shoqit dhe ka vendosur të mos e mbështesë më. Këto dyshime u nxitën edhe nga fjalimi i Trump në Mar-a-Lago, ku ai falënderoi familjen për mbështetjen e dhënë. Pjesëtarë të rëndësishëm të familjes Trump ishin të pranishëm, duke përfshirë Donald Jr., Eric dhe Tiffany Trump, por pa ish-Zonjën e Parë.
“Unë kam një familje të shkëlqyer dhe ata kanë bërë një punë fantastike. Ata kanë kaluar nëpër shumë vështirësi”, tha Trump. Melania thuhet se ka vendosur të mos e mbështesë fizikisht bashkëshortin e saj sepse është e mërzitur për marrëdhënien e tij me yllin e filmave për të rritur. Për më tepër, ajo nuk dëshiron të përfshihet në këtë skandal, teksa vëmendja e saj është drejtuar tek rritja e djalit të tyre, Barron.
“Ajo është e mërzitur dhe nuk dëshiron ta dëgjojë më atë”, tha një burim për People. “Ajo është e vetëdijshme se kush është burri i saj dhe po përpiqet të shkëputet nga gjithçka”, shton ai. Mbetet për t’u parë nëse Melania Trump do të kërkojë divorcin nga ish-presidenti i Amerikës apo do të arrijë ta kapërcejë edhe këtë pengesë.







Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?




Tom Hardy do të jetë James Bondi i ri?!






Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!
