
Ardit Çuni është padyshim një nga artistët më të talentuar të vendit tonë, i cili tashmë duket se i është përkushtuar televizionit pasi ka marrë pjesë në disa formate televizive; në fillim “Big Brother VIP”, më pas “Dancing the Stars”, dhe aktualisht opinionist në “Big Brother Fun Club”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Bordo”, teksa Arditi u pyet nëse e ka rrëmbyer televizioni dhe e ka lënë pak pas dore këngën, ai tha, “Është paksa e vërtetë fatkeqësisht, programet që kisha ndërmarrë nuk të linin hapësirë për të bërë diçka përtej provave dhe palestrës. Por pas suksesit në “Dancing” e tashmë në “Big Brother”, ka ardhur momenti për 3 këngë të reja, të cilat do të lançohen në vazhdim dhe që unë i kam shumë përzemër. Një nga ato që del këtë muaj ka lidhje sërish me “Dancing”…! Kaq për momentin”.
Por përveç karrierës, publiku gjithmonë ka një kërshëri të madhe për jetën private të personazheve të njohur.
Teksa u pyet nëse ka ndonjë vajzë në jetën e tij dhe se si janë vërtet raportet e tij me Beniadën e “Big Brother” apo darkat me Samantën që aq shumë janë komentuar në media, Arditi sqaroi se Samantën e ka shoqe të ngushtë dhe këngëtarja është kumbarë e mbesës së tij, duke shuar në këtë mënyrë të gjitha aludimet.
“Vajza ka sa të duash, po lajme për martesë nuk kemi dëgjuar akoma…! Shumë herët për diçka serioze, momentalisht karriera në plan të parë, të tjerat shkojnë dhe vijnë. Ah, Samantën mos ma prekni më me lajme, sepse e kam shoqe të ngushtë, madje dhe kumbarë të mbesës sime, kështu që me pak fjalë jemi familje”, tha Arditi për revistën “Bordo”.




Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?




Tom Hardy do të jetë James Bondi i ri?!






Vivien dhe Getinjo: prindër për herë të parë!



Silvio Berlusconi diagnostikohet me leucemi!
