KreuStil Jetese

Maestro jep detaje; nga takimi me Oltën jashtë BBV te telefonata me Kiarën!

Maestro jep detaje; nga takimi me Oltën jashtë BBV te telefonata me

Armaldo Kllogjeri, ose Maestro siç thirrej në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të dytë të ‘reality show-t’. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live” , dhe ndër të tjera ka folur për raportin e tij me Oltën dhe për takimin që ka patur me të jashtë shtëpisë.

“Oltën e kam takuar mbrëmë, por nuk folëm dot shumë sepse njerëzit nuk po na linin. Tani kemi lënë një takim të dytë, ku të jemi pak më të qetë. Olta dhe Luizi kanë qenë lokomotivat, ne të tjerët kemi qenë vagonë. Nga hyrjet e reja, Bledi me pëlqen më shumë dhe ka sjellë dinamika, të tjerët janë njësoj”, tha Maestro.

Ndërkohë i pyetur për  telefonatën me Kiarën, Maestro tha se nuk mundi të komunikojë shumë me të, Kam patur një telefonatë, por më tha se ishte e zënë dhe se do të flisnim më vonë. Mendoj se Kiara ka ndryshuar lojën e saj, mbase edhe nga komentet, por jo natyrën e saj”.

Maetro ka treguar gjithashtu se Kristi është banori me të cilin i ka mbetur hatri pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, “Hatri më ka mbetur vetëm me Kristin më shumë. Kjo për shkak të fjalëve që ka thënë për mua, sepse unë i kam qëndruar shumë afër dy muajt e parë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF