
Afrona Dika ka qenë e ftuar këtë të premte në “Në Kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan dhe iu është përgjigjur pyetjeve pikante të gazetarëve të vegjël. Ajo ka pranuar se ka bërë ndërhyrje estetike në pjesën e buzëve.
Bukuroshja jeton prej vitesh në Zvicër ku ka edhe një klinikë estetike. Teksa një prej fëmijëve Ashton e pyeti, “Ty doktorët të kanë bërë kaq të bukur?”, Afrona tha, “Doktori jo, por mami dhe babi. Dhe normalisht që pak i kam fryrë buzët, partnerja ime doktoresha, ortake. Ajo m’i ka bërë buzët”.
Për herë të parë në këtë dalje publike Afrona Dika pranoi që pas ndarjes me ish-bashkëshortin Blero, është në një tjetër lidhje me një zviceran, në shtetin ku ajo jeton. Ajo shprehet se tanimë është e lumtur dhe se jeton me dashurinë e saj, “Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme.
Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë”, tha ajo.



Horoskopi ditor, e shtunë 8 prill 2023













Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?

