
Lajmi se cifti i famshëm i “big Brother VIP Kosova”, Vivien dhe Getinjo, po bëhen prindër për herë të pare u përhap me shpejtësi një ditë më parë në mediat rozë.
U tha se dyshja po shkëputej nga rrjetet sociale për të shijuar në privatësi pritjen e ëmbël, por nuk qenka tamam ashtu ( ose të paktën Vivien këtë pretendon).
Në një prononcim për “Prive”, ajo i hodhi poshtë zërat e shtatzënisë. “Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”- është shprehur ish-konkurrentja e “BBVK”.
Pavarësisht lajmeve të ndarjes apo shtatzënisë që kanë qarkulluar në rrjet, Vivien dhe Getinjo vazhdojnë ta shijojnë romancën e tyre. Vivien qëndron shpesh në shtëpinë e reperit në Kosovë, dhe vazhdimisht postojnë foto së bashku në rrjetet sociale, duke treguar se gjithcka po shkon mirë për ta edhe pas daljes nga formati i famshëm.










Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?




Tom Hardy do të jetë James Bondi i ri?!



