KreuStil Jetese

“Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të”, Afrona Dika: Larg syrit, larg zemrës!

“Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të”, Afrona

Afrona Dika ishte e ftuar këtë të premte në “Në Kurthin e Piter Pan” dhe ka folur ndër të tjera edhe për arsyen e ndarjes nga Blero. Ajo u shpreh se lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë pasi nuk e ke partnerin afër në çdo moment për të mbështetur dhe për të dhuruar dashuri, duke marrë si shembull ish-lidhjen e saj të dashurisë.

Ajo shprehet se tanimë është e lumtur dhe jeton me dashurinë e saj, “Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme.

Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë”, tha ajo.

Gjatë intervistës Afrona zbuloi edhe pse ka hequr fotot me ish-partnerin e saj,  “E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do të ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF