
Mjaftoi një shkrim nga “Deux Moi” që interneti të “cmendej”: a është lidhur Kylie Jenner me njërin prej “beqarëve” më të admiruar sot të Hollivudit? Një burim i tha faqes në Instagram se Kylie dhe Timothée janë çifti më i ri, por ende nuk ka ndonjë foto apo provë që tregon se ata të dy janë bashkë.
Nga ana tjetër, “Deux Moi” është një burim relativisht i besueshëm, pasi të gjitha informacionet e përcjella prej saj për marrëdhënien e Kendall Jenner dhe Bad Bunny, për Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, apo për Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë rezultuar të vërteta.
Reagimet e ndjekësve vërshuan. Dikush thotë se vajzat e familjes Jenner po i mbledhin burrat e saj të preferuar si Pokemonë, referuar raportit të Kendall – Bad Bunny dhe tani, zërave se Kylie dhe Timothée janë bashkë. Një tjetër person s’i mban dot të qeshurat, ndërsa dikush shfaqet zemërthyer.
curators of pop culture on Instagram: “NEW COUPLE ALERT”












Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?




Tom Hardy do të jetë James Bondi i ri?!

