KreuStil Jetese

Afrona Dika zbulon arsyen pse ka fshirë fotot me Bleron!

Afrona Dika zbulon arsyen pse ka fshirë fotot me Bleron!

Afrona Dika ka qenë e ftuar këtë të premte në “Në Kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan dhe iu është përgjigjur pyetjeve pikante të gazetarëve të vegjël. Për herë të parë Afrona Dika pranoi publikisht që pas ndarjes me ish-bashkëshortin Blero, është në një tjetër lidhje me një zviceran, në shtetin ku ajo jeton.

Afrona u pyet nga Alketa përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen, kur në fakt kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe kanë kujtime së bashku.

Afrona me sinqeritet tha, “E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do të ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë”.

Kujtojmë që ndarja e Bleros dhe Afronës u komentua shumë në media, deri sa vetë këngëtari zgjodhi të reagojë në rrjetin e tij social dhe të konfirmojë që “PO” ata ishin ndarë, por pa dhënë detaje.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF