
Aktorja Olta Gixhari ka qenë e ftuar këtë të premte në programin “Më lër të flas”, pak ditë pasi la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Malli për djalin bëri që ajo të ndërpriste këtë eksperiencë edhe pse ishte një nga lojtaret më të forta.
E pyetur nëse është penduar që mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV, Olta tha se jo pasi vendimin e kishte menduar prej ditësh dhe ditët e fundit në atë ‘reality show’ ishin kthyer në vuajtje nga malli që ajo kishte për djalin.
“Jo, vendimin e mendova disa ditë dhe të të them të drejtën veçanërisht 10 ditëshi i fundit u kthye në një vuajtje për mua. Më mori malli aq shumë për djalin dhe për familjen time por sidomos për Amarin sa e kisha të papërballueshme më. Edhe sikur të më thonin që: ‘E ke të fituar, qëndro’. unë nuk do qëndroja. Edhe sikur të më thonin që do ta shkurtonin 6 majin dhe do ta bënin dy javë unë prapë nuk do të qëndroja. E kisha të panegociushme. Të vjen ai limiti, kur mbushet kupa dhe fillon derdhet”, u shpreh Olta.
Kujtojmë që aktorja vendosi të dalë një javë më parë “Big Brother VIP”, dhe vendimi i saj u mirëprit nga mbarë opinioni publik, pasi misioni i nënës është i pazëvendësueshëm.




Horoskopi ditor, e shtunë 8 prill 2023













Elsa 24 orë në Tiranë, arsyeja shumë familjare!

Horoskopi ditor, e premte 7 prill 2023

A mund të mbrojë kafeja nga sëmundjet e mëlçisë?
