
Nuk ka qetësi për Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia, për të cilën ai la Shakirën. Në mediat spanjolle është përhapur me shpejtësi lajmi se Clara e ka tradhëtuar ish futbollistin me mikun e tij, ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.
Guardiola, trajneri aktual i Manchester City ka një marrëdhënie mjaft të ngushte me Pique që prej kohësh kur bashkëpunonin tek skuadra katalanase, por nuk dihet se cfarë mund të ndodhë mes tyre nëse provohet se ky lajm është i vërtetë.
Sipas mediave vendase, Guardiola dhe e dashura e Pique, Clara janë njohur në shkollën e fëmijëve të Guardiolës. Mbetet edhe për t’u parë si do të ndikojë ky thashethem edhe në martesën e trajnerit me bashkëshorten e tij, Cristina Serra.
Ata kanë qenë bashkë prej 27 vjetësh, e janë njohur që në moshën e adoleshencës.