
Georgina Rodriguez, e cila ka më shumë se 48 milionë ndjekës në Instagram, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi postimi i saj i fundit mori jo pak kritika. Influencuesja publikoi disa foto me të cilat kujtoi momente nga e kaluara, konkretisht nga vera e vitit 2020.
Një nga fotot e shfaqte atë dhe partnerin e saj, Cristiano Ronaldo, duke vështruar jahtin e tyre. “Atë pasdite vere shkuam të blinim jahtin tonë♥ Dhe disa foto të asaj vere magjike…? #2020” shkroi ajo përkrah postimit.
Jahtin i tyre është Azimut Grande 27 Metri, të cilin ata e blenë tre vjet më parë për një çmim që kalon gjashtë milionë euro. Në vetëm pak orë postimi grumbulloi mbi 6 milionë e gjysmë pëlqime, por mori edhe kritika. Ndërsa disa treguan dashuri ndaj tyre, të tjerë e kritikuan atë duke theksuar se ajo mburret me stilin e saj të lartë të jetesës. “Ju thatë që nuk jeni materialiste”, theksuan disa përdorues.
Ndërkohë ndjekësit e saj besnikë e përkrahën dhe e mbrojtën influencuesen duke i quajtur “ziliqarë” ata që komentonin negativisht.


Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?




Horoskopi ditor, e diel 9 prill 2023








