
Këngëtarja Shakira ka vendosur të largohet nga Barcelona pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique dhe teksa përgatitet për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kaluar kohë me djemtë e saj Milan dhe Sasha. Pas disa ditësh aludimesh për destinacionin e saj, u zbulua se këngëtarja kolumbiane po pushon me djemtë e saj në ishujt e bukur Turks dhe Kaikos.
Vendndodhja e yllit të muzikës ishte një mister që nga fundjava e kaluar kur ajo u largua nga Barcelona me djemtë e saj. Shtypi spanjoll tha se ajo kishte zgjedhur një vend për t’u çlodhur pas ndarjes emocionale nga Pique.
Mësohet se ajo ka zgjedhur ishujt Turks dhe Kaikos, të famshëm për plazhet e tij me rërë të artë dhe ujërat bruz. Destinacioni i pushimeve të saj në Karaibe u zbulua teksa përgatitej të bënte sërish valixhet për në Miami, ku fëmijët e saj do të nisin shkollën të martën.
Shakira thuhet se i ka regjistruar në një shkollë publike të njohur në veri të qytetit. Shtëpia e saj e re pritet të jetë një rezidencë 18 milionë dollarshe në zonën magjepsëse South Beach të Majamit, të cilën e bleu në vitin 2001.
Lorena Vasquez dhe Laura Fa, të cilat zbuluan vendin sekret të pushimeve të kolumbianes, gjithashtu raportuan se ajo po planifikon të zhvendoset në ishullin miliarder Indian Creek në Miami-Dade, në mënyrë që ajo dhe fëmijët e saj të gëzojnë më shumë privatësi.
Ajo do të jetë fqinj me Julio Iglesias, supermodelen Adriana Lima, investitorin miliarder Carl Icahn, si dhe bashkë-yllin e Super Bowl, Jennifer Lopez. Ishulli është i aksesueshëm vetëm nëpërmjet një ure me dy korsi dhe duhet të jesh banor ose në një listë të verifikuar vizitorësh për të kaluar rojet e sigurisë.
Trembëdhjetë policë me kohë të plotë ruajnë ishullin nga toka dhe nga deti. Kjo është vetëm një shije e ekskluzivitetit që Shakira dhe fëmijët e saj do të përjetojnë.



Më në fund Victoria Beckham foto me nusen!


Horoskopi ditor, e hënë 10 prill 2023



Pse moda po shikon prapa?




Horoskopi ditor, e diel 9 prill 2023







